E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryebashkiakun kanë filluar ta lënë nervat
Lajme

Kryebashkiakun kanë filluar ta lënë nervat

Elona Caslli

I përkëdheĺur dhe i paprekshëm nga mediat prej viteve, Veliaj po gjendet së fundmi brenda një gjendjeje të re. Gjendje të cilën kryebashkiaku duket se po e përballon me vështirësi. Veliaj nuk është vënë ndonjëherë përballë përgjegjësisë publike mediatikisht. Pjesa më e madhe e mediave në vend e kanë konsideruar prej vitesh si “monument kulture” dhe janë kujdesur jo pak për restaurimin e tij sistematik.

Edicione lajmesh që ndërpriteshin dhe vazhdojnë ende të ndërpriten për të dëgjuar batutat bajate të Veliajt, të cilat përbëhen nga një fjalor skajshmërisht i varfër që përmban veç fjalët; fik, pemë, punë, lali.

Gjatë fushatës së zgjedhjeve vendore, kryebashkiakun e lanë nervat me një qëndrim kërcënues kundrejt portalit JOQ dhe faqes Lolita. Kryebashkiaku, në pamundësi për të sulmuar Arsyetimin e dikujt, sulmon Arsyetuesin.

Së fundmi, një lënie e thellë nervash është vënë re te kryebashkiaku kundrejt gazetares Ola Xama. Ola Xama ka paraqitur një arsyetim profesional dhe krejt të detajuar mbi çështjen e inceneratorëve publikisht.

Veliaj, i pamësuar me presionin publik dhe i stërvitur veçse me përkëdhelje publike, zbaton kulturën e etiketimit duke e quajtur gazetaren në fjalë “Vrasëse me pagesë” dhe “Njeri që nuk e njeh turpin”.

Detyra e kryebashkiakut, që paguhet me taksat e shqiptarëve, duhet të ishte ajo e kthjellimit të opinionit publik lidhur me çështjen në fjalë, por në mungesë të argumentit, modeli rilindas fillon kulturën e etiketimit.

Që kryebashkiaku nuk arrin t’i peshojë fjalët që nxjerr nga goja, ky është një fakt i njohur botërisht. Perlat e tij gjatë fushatës janë një përmbledhje fantastike për të ngritur humorin në një ditë shiu, por ka ardhur koha ( ndonëse me një vonesë të tepruar) që kryebashkiaku ta lërë mënjanë historinë e fiqve dhe dasmën me pensionin e mamasë dhe argumentit profesional të një gazetareje t’i përgjigjet me një argument profesional dhe jo me një etiketim.

Post Scriptum- Kryebashkiaku që përmend fjalën “turp”, harron se dhe turpi turpërohet përballë tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.