E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mund ta ketë seriozisht hetimin për inceneratorin e Tiranës SPAK-u?
Lajme

Mund ta ketë seriozisht hetimin për inceneratorin e Tiranës SPAK-u?

Gazetari Elvi Fundo thirret në SPAK me një dosje blu

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar fotot e gazetarit Elvi Fundo teksa hyn në Prokurorinë e Posaçme.

Gazetari Fundo është thirrur në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi pak ditë më parë dorëzoi dokumentet në SPAK, dokumente që kanë lidhje me aferën e inceneratorëve.

Këtë mëngjes Fundo ka dorëzuar të tjera dokumente që tregojnë se pas aferës së inceneratorëve fshihen Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.

Gjithashtu ka dorëzuar dokumente autentike që tregojnë se inceneratorët shtrihen sa në Holandë, Zimbabve, Bagdad e të tjerë. Pyetja që shtrohet natyrshëm: Mund ta ketë seriozisht hetimin për inceneratorin e Tiranës SPAK-u? Të shohim në ditë që do të vijnë….

Statusi i gazetarit Artan Hoxha

Eh more Fundo, mirë që paske ardhur pa njoftuar nga Gjermania, por të paskan thirrur që pa zbardhur mirë dita në SPAK??!!! Sado herët të të thërrasin për t‘i shpëtuar syrit të mediave, nuk i shpëton dot syrit të atyre, që kanë vendosur shërbim roje 24 orë, kush hyn dhe kush del nga dera e SPAK-ut. Jo për gjë, por kohët e fundit, jo të gjithë që hyjnë nga dera përpara e SPAK-ut, dalin sërish nga ajo derë… Disa i zbresin në katin nëntokësor dhe i hipin në një furgon të blinduar, pasi u kanë prerë fletë-kampi për në “resortin” e Durrësit…. Me sa duket, SPAK-u e paska ndarë mendjen këtë verë, nuk do bëjë pushim… E paska marrë seriozisht këtë punën e inceneratorëve, sidomos këtë të Tiranës, se Elbasani dhe Fieri, janë në fazen përfundimtare të gjykimit. Shpresoj se Fundo, tek ajo dosja blu që po dorëzon në SPAK, të mos ketë listën e “bazave sekrete” ku ka fshehur dosjet e tjera Pas emisionit “Opinion” të javës së kaluar dhe emisionit “A-Show” të Adi Krastës mbrëmë, ku dolën disa të dhëna të reja shumë interesante për bosët e inceneratorëve, sidomos për inceneratorin e Tiranës, gazetari Elvi Fundo, është thirrur sot në mëngjes, për herë të dytë në SPAK…. Kështu si po shkon hesapi, për çfarëdo që mund të ndodhë, mirë është ta kemi një foto gati për arkiv, Fundo vëllai…. Merre me qetësi Elvi. Aty te SPAK-u ka kondicionerë të mirë nëpër zyra, sado nxehtë të bëjë jashtë. Kur të ulin te kolltuku i zi, të kthjellohet dhe memoria!!! Rrëfeji të gjitha qerrata, por mos i trego gjithë shokët Në foto: Gazetari Elvi Fundo duke hyrë në zyrat e SPAK-ut, sot në mëngjes.

Në foto: Gazetari Elvi Fundo duke hyre në zyrat e SPAK-ut, sot ne mengjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.