PS voton në mënyrë të njëanshme zgjatjen e mandatit të Gjinushit në krye të Akademisë
Duke përdorur një klauzolë të rregullores së Kuvendit, ¼ e anëtarëve të komisionit kërkuan mbledhjen e Komisionit, pa vullnetin e kryetares Flutura Açka. Nënkryetari socialist Petro Koçi drejtoi mbledhjen, dhe me pjesëmarrjen e 10 deputetëve, projektligji u miratua për 4 minuta.
Kryetarja Açka reagoi publikisht dhe e quajti aktin një “puç në Parlament për të zgjatur mandatin e Skënder Gjinushit”. Ajo akuzoi se mbledhja ishte ilegale dhe në kundërshtim të plotë me rregulloren e Parlamentit. Açka tha se të gjithë komisionet parlamentare e kishin mbyllur sesionin e punës së tyre dhe kishin dorëzuar vendimet për seancën e fundit plenare të së enjtes, përpara 48 orësh.
Kryetarja Açka kritikoi nismëtarët e projektligjit, duke i akuzuar se po e kalonin në mënyrë të ngutshme në ditën që i mbaronte mandati i kryetarit Gjinushit, me synim të zgjatjes së mandatit të tij.
Nënkryetari Koçi theksoi se mbledhja ishte konform rregullores, me kërkesën e ¼ së deputetëve. Miratimi i këtij projektligji kishte dështuar gjatë diskutimeve në komision, por pas ndryshimit të pjesëmarrësve, ai u miratua shpejt.
Deputetja Ina Zhupa nga opozita deklaroi se nëse projektligji kalohet në seancën e fundit të Kuvendit pa iu respektuar afati i 48 orëve, do të ishte një shkelje flagrante e rregullores së Kuvendit.
Mandati 4-vjeçar i Gjinushit ka përfunduar, dhe ligji i ri i jep të drejtën që të rikandidojë për një mandat të dytë 4-vjeçar radhazi, gjë që ndalohej me ligjin në fuqi. Maxhoranca socialiste, e cila kishte deklaruar se do të reformojë Akademinë e Shkencave, solli zgjedhjen e Skënder Gjinushit si kryetar të institucionit, duke sjellë polemika dhe kritika nga opozita dhe opinioni publik.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



