E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri Balla diskuton me ambasadorin britanik Smith, për krimin e organizuar dhe sigurinë publike
Lajme

Ministri Balla diskuton me ambasadorin britanik Smith, për krimin e organizuar dhe sigurinë publike

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, u takua me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Alastair King-Smith, i cili i përcolli urimet për detyrën e re nga ana e znj. Suella Braverman, Sekretare e Çështjeve të Brendshme e qeverisë britanike.

Në këtë takim, dy palët diskutuan për fushat e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke theksuar një bashkëpunim edhe më të ngushtë në fushën e sigurisë publike, luftës kundër krimit të organizuar dhe emigracionit ilegal.

Ministri Balla ka vazhduar të zhvillojë takime me ambasadorët e disa vendeve me të cilat Shqipëria ka një bashkëpunim intensiv në çështje të sigurisë, luftës kundër krimit dhe fenomeneve të tjera shoqëruese. Ky lloj bashkëpunimi shtron themel për përbashkët të angazhimit të vendeve për të adresuar sfidat e sigurisë dhe për të garantuar një shoqëri të qetë dhe të sigurtë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.