E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e sotme, dyshohet se ka lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj
Lajme

Vrasja e sotme, dyshohet se ka lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj

U qëllua me armë zjarri, zbulohet identiteti i viktimës në Lezhë, i cili është Nikolin Marku (Lekstakaj) viktima e atentatit me armë zjarri në fshatin Balldre të Lezhës gjatë ditës së sotme. Kujtojmë se kjo vrasje mund të ketë lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulajt në Shëngjin, pak kohë para zgjedhjeve të 14 majit.

Dyshimet janë se ai është ekzekutuar për gjakmarrje dhe lidhet me vrasjen e Ardian Nikulajt.

Sot janë bërë 3 muaj nga ekzekutimi në lokalin e tij në Shëngjin, të biznesmenit lezhjan.

Ende nuk ka detaje shtesë lidhur me ngjarjen, ndërkohë policia ndodhet atje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.