Babai me dy djemtë dhe kushëriri/ Kush janë familjarët që u mbytën në liqenin e Banjës?!
Një ngjarje tepër e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në Gramsh. Katër persona kanë humbur jetën pasi janë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës. Sipas policisë viktimat janë futur për t’u larë në liqen por nuk kanë dalë më.
Dyshohet se janë mbytur Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, 19-vjeçari Ruben dhe 14-vjeçari Esti Zogu. Gjithashtu është mbytur edhe nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu 20-vjeç.
Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur polumbarët për të bërë të mundur nxjerrjen e trupave.
Në momentin e parë që ka shkuar policia, pranë liqenit janë gjetur tre celularë si dhe rrobat e trupit të personave që dyshohet se janë mbytur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



