E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/Kush është Oltion Bistri,zyrtari i lartë i policisë se shtetit që u arrestua sot
Lajme

FOTO/Kush është Oltion Bistri,zyrtari i lartë i policisë se shtetit që u arrestua sot

Oltion Bistri ka mbajtur poste të rëndësishme në Policinë e Shtetit. Ai ka qenë e drejtor i Policisë së Durrësit dhe Lezhës, dhe pak ditë më parë u shkarkua pak ditë si Shef i Operacionales.

Pas shkarkimit nga detyra e sipërcituar, ai u emërua Specialist në Drejtorinë e Krimeve në Volum.

Me ndryshimet e reja në Policinë e Shtetit drejtoria e Krimeve është ndarë në dy sektorë, në Volum dhe të Rënda, ndërkohë, që ndarja bëhet sipas rëndësisë së kriminalitetit.

Oltion Bistri në vjeshtën e vitit 2021 ka qenë më detyrë në Policisë e Lezhës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Policisë e Durrësit. Bistri ka qenë gjithashtu edhe shef i Komisariatit nr.2 në Tiranë.

Disa nga të arrestuarit

Bistri ka qene nder emrat e denoncuar nga opozita per perfshirjen dhe lejimin e kultivimit te kanabistit. Ne vitin 2022 Sali Berisha denonconte Olti Bistrin si te perfshire ne nje sperskandal, nderkohe qe SPAK sot e prangosi ish kreun e operacionales.

Sali Berisha: Superskandal!

 Oltion Bistri, narkokomisari i lartë e Edvinit kishte liruar tre jave më parë trafikantin Ajes Sulejmani!

Ky i fundit ishte i shumë kërkuar prej vitesh në Britaninë e Madhe!

Lexoni denoncimin e oficerit dixhital. sb

Pershendetje Dr trafikanti që përpelasi një çift dhe foshnjen e tyre tre muajsh me makinë sot në Tiranë ishte miku dhe pagatori i Oltion Bistrit.

Ky i fundit është emruar direkt nga Edi Rama si Drejtori i Forces Operacionale ne Drejtorine e Pergjitheshme të Policisë dhe ka liruar thuhet kundrejt 200 mij eurove të shume kërkuarin nga Britania e Madhe Ajes Sulejmanin të arrestuar 3 javë më parë me kërkesë të Interpolit për ekstradim.

Policia e ka ndaluar kriminelin disa herë por ai është liruar me urdher të Bistrit! Perveç kësaj sot po me nderhyrje të Bistrit njoftimet e policisë për Sulejmanin kanë ndryshuar disa herë me qellim që të fshihej autori i vertetë i aksidentit të rëndë.

Gjithashtu ju informoj se Oltion Bistri është person me ngarkesa të medha kriminale, i perfshire në kultivim të lëndëve narkotike në vitet 2016 e 17 si ish shef i komesarjatit në Pogradec, si gjobëvënes në drejtimin e Komisarjatit Nr 2 si ish krahu i ish dr Policisë Ardi Veliu, i kontestuar shumë për këtë emërim edhe nga të huajt. 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.