E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Konflikti në Hamallaj, flasin pjesëtarë të familjes së dhunuar: Nikollajt na thanë do lahet me gjak ky vend
Uncategorized

Konflikti në Hamallaj, flasin pjesëtarë të familjes së dhunuar: Nikollajt na thanë do lahet me gjak ky vend

Pas ngjarjes së rëndë në fshatin Hamallaj, anëtarë të familjes Kaçi kanë folur për median. 80-vjeçari Pjetër Kaçi, i cili ishte i pari që u dhunua nga pjesëtarë të familjes Nikolla, ka treguar motivin e konfliktit dhe çfarë ndodhi ditën e djeshme.

Konflikti mes familjeve Kaçi dhe Nikolla është për motive pronësie për një rrugë. Pjesëtar i grupit të shoqërimit të kryeparlamentares Nikolla, Martin Nikolla, u arrestua pasi qëlluar me armë ndaj familjes Kaçi.

Pjetër Kaçi ka treguar se ka pasur marrëdhënie të afërta me familjen Nikolla, por konflikti nisi kur ata kërkuan të përdorin një rrugë në pronën e tij. Ai ka shprehur shqetësimin për sjelljen e tyre dhe arrestimin e tyre pa vendim gjykate.

Djali i tij ka theksuar se familja Nikolla kërkon rrugë në oborrin e tyre, por ata nuk e pranojnë këtë kërkesë dhe shprehin shqetësimin për përshkallëzimin e konfliktit nëse nuk merr shteti masa.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.