“Skifteri” kapet duke hapur me forcë derën e një banesë në Golem
LAJM I FUNDIT: Një 40-vjeçar, i akuzuar më parë për grabitje, u arrestua në Golem mëngjesin e sotëm, pasi u kap duke hapur me forcë derën e një banese me qëllim vjedhjen. Shtetasi i njohur si Gentian Emini, banues në Kavajë, tashmë është në pranga.
Operacioni policor me emrin “Çasti” u finalizua pas një reagimi të menjëhershëm të Policisë, pas një kallëzimi për vjedhje. 40-vjeçari u kap në flagrancë gjatë tentativës së tij për të vjedhur në një banesë në Golem.
Policia ka dyshimet se Emini është autor i tre vjedhjeve të tjera në banesa gjatë muajit korrik 2023. Gjatë veprimeve hetimore u sekuestrua një kaçavidë që dyshohet se është përdorur për vjedhjet, një çantë dhe një shumë parash.
Hetimet vazhdojnë për të zbardhur ndonjë vjedhje të tjera që mund të ketë kryer shtetasi Gentian Emini. Materialet procedurale janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



