E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Publikohet poezia e fundit e maestros Aleksandër Lalos
Uncategorized

Publikohet poezia e fundit e maestros Aleksandër Lalos

Petrit Ruka publikon një poezi të shkruar mbi pentagrame nga mjeshtri Aleksandër Lalo, një muaj para ndarjes nga jeta.

Në to, Lalo shpreh dy “ankesa” për Rukën që lidhen me mungesat në kafen e mbrëmjes.

Postimi i tij:
Duke kërkuar me Margën partiturën e muzikës me temën për filmin tim të fundit artistik “Ne kemi diellin” të shkruar nga Aleksandër Lalo, ne gjetëm rastësisht edhe dy “poezi” të Sandrit, të cilat, me sa duket i shkruante për qejf dhe ndonjëherë m’i lexonte në telefon. Njëra prej tyre është kjo dhe është shkruar para një muaji, kur siç shihet ai ka dy “ankesa” ndaj meje, që mungoja atë kohë për të në kafet e mbrëmjes, sepse ose nuk dilja, që të punoja me filmin dokumentar, që po montoja për Mumtas Dhramin, ose shkoja të takoja mikun tim të shtrenjtë Pëllumb Kulla që ndodhej asokohe në Tiranë.Poezia është shkruar mbi pentagrame. E po ku tjetër mund të shkruante një magjistar muzike si ai…i Miri IM.Mall, shumë mall për ty Sandër Lalo, që më del nga çdo anë e horizontit, nga çdo cep i trurit dhe nga çdo shteg i kohës.
Për ndonjë vështirësi leximi, këtu më poshtë po jap të plotë poezinë e tij të shtypur”
O Petrit më mori malli,Zbrite Muntazin nga kali,Fshatin “Bënjë” e bën rehatse ke Lalon me sahat.
Hej, or burr” puno për vete,leri qokat dhe sebebet,Koha rrëshket si një lumë,Pëllumb Kullës nuk i prish punë.
Nuk ka shumë poet si ty,Duaje veten o njeri,Bota mbushur me hajdutë,Mblidhi shkarpat edhe drutë.
Ps.Benjë, fshati në Përmet ku u xhirua filmi im i fundit qe ende nuk eshte gati per premiere…sepse mungon muzika e incizuar e Sandrit…/Arkiva Shqip/

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.