E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dëshmitari nga Vlora flet për vrasjen e 55 vjeçarit nga djali i anëtares së KLP : E goditi me dy grushte dhe…
Uncategorized

Dëshmitari nga Vlora flet për vrasjen e 55 vjeçarit nga djali i anëtares së KLP : E goditi me dy grushte dhe…

Një ngjarje e rëndë tronditi Vlorën mesditën e së hënës, ku djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta, goditi për vdekje me grushte 55-vjeçarin, Armando Meshau.
Raportohet se viktima kishte dalë nga një zyrë noterie afër Gjykatës së Vlorës dhe ka hyrë brenda një qendre internet për të printuar disa dokumente.

Aty ka shkuar edhe punonjësi i Doganave, 33-vjeçari Rei Meta, i cili fillimisht ka replikuar me viktimën për konflikin që kishin për një pronë dhe më pas e ka goditur me 2 grushte që kanë rezultuar fatale për 55-vjeçarin.

“Nuk ka pasur përleshje mes tyre. Ishin vetëm dy goditje”, tha punonjësi i qendrës së internetit për median.

I riu e ka qëlluar me një grusht në fytyrë dhe një në pjesën e pasme të kokës Armando Meshaun, i cili ka rënë në tokë, dhe Rei Meta më pas është larguar nga vendngjarja.

Ai është arrestuar rreth 4 orë më vonë në zonën e Lungomares nga uniformat blu.

Por ajo që e bën ngjarjen edhe më tronditëse është fakti se autori i vrasjes është djali i një anëtareje të sistemit të Drejtësisë, si edhe është i punësuar në Dogana. Gjithashtu i ati i 33-vjeçarit është pjesë e Drejtorisë së Kadastrës.
Policia e arrestoi Rei Metën, autorin e dyshuar të vrasjes katër orë pas ngjarjes, ndërkohë që priten dëshmi dhe fakte të tjera rreth motivit të ngjarjes së rëndë.

VRASJA
Autori i vrasjes së 55- vjeçarit në Vlorë, Rei Meta, është djali i Nurihan Metës,

anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Autori dhe viktima kishin përplasje mes tyre prej 7-8 muajsh.

Sipas informacioneve nga hetimet, Rei Meta bëri rolin e sekserit për një pronë për të cilën nuk mbaroi punë. Viktima e kishte zgjidhur me palë të treta, por Meta pretendonte që për “punën” ndërtuesi duhet t’i jepte një apartament, të cilin ai nuk pranoi t’ia kalonte në pronësi. Mësohet se Meta premtonte që t’u mbaronte punë qytetarëve në emër të së ëmës, Nurihan Metës.

Viktima Armando Meshau ka qenë në një pikë interneti për të printuar dokumente dhe sipas burimeve ka nisur të konfliktohet me Rei Metën, i cili ishte në po të njëjtin ambient.
Sipas burimeve, debati ka degjeneruar me grushte brenda pikës së internetit, ku Armando Meshau, i cili ishte ndërtues ka debatuar me Metën.
RRETHANAT

Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e rëndë të ndodhur rreth orës 11:45 të mesditës në ambientet e një kancelarie në Vlorë, ku humbi jetën 55-vjeçari Armando Meshau. Viktima ndodhej në kancelarinë nga ku u nxor i pajetë. Aty u tha se gjendej për të printuar disa dokumente, por është konfliktuar me autorin 33-vjeçar, të identifikuar si shtetasi Rei Meta.
Mësohet se autori dhe viktima kanë pasur një konflikt të pazgjidhur, që ka qenë i mbartur prej më shumë se 8 muajsh. Nga hetimet zbulohet se 33-vjeçari kishte ndërhyrë si sekser për një prej pronave që biznesmeni i ndjerë i ndërtimit kishte interes, duke i premtuar garanci se do t’i zgjidhte punë.
Rei Meta kishte premtuar zgjidhje për pronën e Armando Meshaut, duke përdorur emrin e së ëmës, që është anëtarja e KLP-së Nurihan Seiti Meta. Në këmbim i riu do të përfitonte një apartament që do t’i falej nga ndërtuesi i njohur në qytetin bregdetar. Por, Meta kishte dështuar në rolin e tij si sekser dhe 55-vjeçari kishte zgjidhur çështjen që e shqetësonte duke shfrytëzuar lidhjet me palë të treta.
Pavarësisht kësaj, 33-vjeçari pretendonte se për “punën” që kishte marrë përsipër, ndërtuesi duhet t’i falte apartamentin dhe kjo ka nxitur konfliktin mes tyre, i cili u mbyll tragjikisht këtë të hënë. I ndjeri kishte refuzuar t’ia kalonte në pronësi apartamentin Rei Metës dhe kur janë përballur në dyert e kancelarisë debati mes tyre ka degjeneruar në fyerje dhe përdorimin e grushteve.
Meshau ka ofenduar 33-vjeçarin duke i thënë se nuk ka për ta marrë apartamentin, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur me dhunë fizike, duke e qëlluar dy herë me grusht në fytyrë 55-vjeçarin, i cili ra pa ndjenja në tokë, duke humbur jetën në vend. Sakaq, autori Rei Meta u arrestua nga policia e Vlorës 4 orë pasi ndodhi ngjarja.
“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 11:45, në një qendër interneti, në lagjen “Hajro Çakërri”, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet 2 shtetasve, për shkak të dhunës fizike të ushtruar ndaj tij (goditjeve me grushte), humbi jetën shtetasi A. M., ju informojmë se: Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të këtij rasti, shtetasit R. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, i cili aktualisht është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”, njoftoi policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.