Tiranë/ Babë e bir në pranga, po transportonin mallra kondrabandë
Në një përpjekje për të ndaluar dhe luftuar veprimtaritë kriminale të kontrabandës së mallrave në Shqipëri, Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ka finalizuar operacionin e koduar “Next”. Si pasojë e këtij operacioni, dy shtetas janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë.
Shtetasit Sh. A., 58 vjeç, dhe E. A., 29 vjeç, të dy banues në Tiranë, u arrestuan pasi u gjetën me mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara në subjektin në administrim prej tyre në rrugën “Xhanfize Keko”. Një punonjës i këtij subjekti është proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Gjatë hetimit është zbuluar se shtetasit e arrestuar kryenin veprime të kontrabandës duke transportuar mallra drejt Shqipërisë dhe i magazinonin ato në subjektin nën kontrollin e tyre. Pas kësaj, mallrat shpërndaheshin në pika shitje në Tiranë nga një shtetas tjetër, A. A., 24 vjeç.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


