Autori i maskuar qëlloi biznesmeni 55-vjeçar me mbi 10 plumba
Biznesmeni 55-vjeçar Andrea Kalemi alias Adriatik Kalemi u qëllua me armë zjarr në ishullin grek, Paxos gjatë mesnatës ku dyshohet se shkak për ngjarjen të jetë bërë një atentati është bërë për larje hesapesh nga një bashkatdhetar i tij.

Sipas mediave greke bëhet me dije se biznesmeni është qëlluar të paktën 10 herë nga autori i dyshuar, teksa ishte nisur në Greqi për pushime me gruan dhe fëmijët e tyre.
Mësohet se autori i është afruar dhe e ka qëlluar të paktën 10 herë por ende nuk është bërë i mundur identiteti i tij pasi në fytyrë ishte i maskuar dhe është larguar pa u vënë re askush.
I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dërguar drejt Janinës për ndihmë mjekësore, ndërsa bëhet me dije se kishte hyrë në Greqi në datën 5 gusht nga pika kufitare e Kakavijës.
Policia greke ka nisur kontrollet nga deti dhe toka për kapjen e autorit që organizoi atentat për ta eleminuar biznesmenin Andrea Kalemi në ishullin Paksos.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


