Të shtënat në Sarandë/ “Klaudio Qëndro qëlloi në mënyrë të pavullnetshme”
Sot, pak më herët u regjistruan të shtëna me armë zjarri në Sarandë. Qytetarët për JOQ, siguruan një video ku shihej se si policia neutralizon pronarin e një dyqani aty pranë i cili ka refuzuar t’u japë pamjet e kamerave të sigurisë për rrjedhën e ngjarjes.
Në qytet është gjetur një makinë e braktisur e cila ishte e bërë shoshë me plumba, ndërsa shoferi ka ikur nga vendngjarja. Lidhur me ngjarjes, policia ka bërë me dije se ka arrestuar një 23-vjeçar pasi ka kryer qitje në mënyrë të pavullnetshme. 23-vjeçari Klaudio Qëndro pasi ka shtënë me armë, ka braktisur mjetin në mes të rrugës dhe është larguar me vrap.
Sarandë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:00, në lagjen nr. 1, Sarandë, shtetasi K. Q., i cili udhëtonte me automjetin tip “BMW”, dyshohet se duke luajtur me një armë zjarri, ka kryer qitje të pavullnetshme, pa shkaktuar dëmtime të personit. Shtetasi K. Q. ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap, në brendësi të lagjes.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të shtetasit K. Q. dhe pas disa minutash ndjekjeje, bënë të mundur kapjen e tij. Vijon kontrolli i zonës për gjetjen e armës së zjarrit, pasi kur është larguar me vrap, ka hedhur armën e zjarrit.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



