KUKËS/ Të sëmurët kronikë nuk bëjnë dot analizat në spital
Është ezauruar numri i përcaktuar
Të sëmurët kronik në Kukës nuk mund të kryejnë analiza në spital, por duhet të presin shtatorin. Qytetarët tregojnë për mediat se që nga 15 gushti në laboratorin e Spitalit Rajonal në Kukës ata nuk mund të kryejnë asnjë analizë, pavarësisht se disponojnë rekomandimin e mjekut të familjes.
Stafi iu thotë se mund të paraqiten për analiza në shtator se për muajin gusht është ezauruar numri mujor i analizave.
Ndërsa Drejtori i Spitalit Rajonal të Kukësit, Sulejman Sokoli deklaron se kjo gjë ndodh për shkal se ka një moskoordinim me qendrat shëndetësore dhe mjekët e familjes në lidhje me kryerjen e analizave.
Ai tregon se, ky shërbim bëhet me një numër mesatar analizash 2 deri 3 mijë të tilla në muaj, kur ky numër kalohet shërbimi ndërpritet.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


