E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-drejtoresha e Tatimeve Shehaj flet për Veliajn: Ky aneks ligjor i firmosur nga ai, e çon në burg
Politikë

Ish-drejtoresha e Tatimeve Shehaj flet për Veliajn: Ky aneks ligjor i firmosur nga ai, e çon në burg

Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj ka sqaruar nje sere dokumentesh qe jane bere sot publike ne lidhje me perfshirjen e Erion Velaijt ne aferen e inceneratorit te Tiranes.
Duke komentuar dokumentet, Shehaj tha se Erion Veliaj ka marrë përsipër edhe angazhimin e pikësuportit të lejes dhe licencave për funksionimin  e kësaj kontrate.

Shehaj thotë se pas kësaj shkrese Veliaj ka firmosur gjithashtu edhe aneksin e angazhimit 30-vjeçar.
 Sipas Shehajt SPAK duhet të merret patjetër me këtë çështje pasi hapat janë tepër të thjeshtë, mjafton të pikasë procedurën që ka ndjekur Erion Veliaj.


‘Këto tabela, angazhimi që është kryesori i firmosur tregon që ai zotëri nuk ka marrë angazhimin vetëm financiar për të paguar paratë por ka marrë angazhimin që të jetë dhe një pikë suporti e kësaj kontrate koncensionare të asistojë, të ndihmojë që nga lejet, licencat që i duhen, shpronësimet dhe gjithçka përmban ai procesi për funksionimin e asaj kontrate koncensionare.
Shkresa e Damian Gjiknuirit na tregon që ky zotëria ka qenë ai që ka pasur detyrën kryesore sepse ai nuk e ka kundërshtuar shkresën e Gjiknurit, por mbas asaj shkrese, Erion Veliaj ka firmosur aneksin e angazhimit 30-vjeçar që është aneksi ligjor, pjesë përbërëse integrale e kontratës konçensionare. Më pas do dërgojë dhe nenin e kontratës që e tregon këtë gjë.

SPAK-u e ka shumë të thjeshtë. Duhet të shohi procedurën që ka ndjekur Erion Veliaj.
SPAK-u duhet të marrë procedurën e Bashkisë Tiranë, duhet të marrë edhe procedurën e Kavajës që është bërë në vitin 2021 dhe aty duhet të kuptojë fare qartë që Erion Veliaj ishte i detyruar që këtë aneks kontrate ta kalonte me këshill bashkiak, por është ajo që tha zoti Berisha sot që do i duhej një shumicë e cilësuar prej 3/5 për të kaluar një vendim të tillë sepse është një vendim që për 30 vjet duhet të kenë kaluar disa kryetar bashkie që do ta zbatojnë atë gjë, sepse 4 vite është një mandat .’

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.