Dua Lipa pozon nudo për “Vogue France” (FOTO)
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa së fundmi ka pozuar për revistën e modës “Vogue France”.
Në fotografitë e publikuara nga vetë këngëtarja, ajo shfaqet nudo në këtë set fotografik.

Përveç kësaj, ajo se çfarë e ka tërhequr vëmendjen e publikut është deklarata e Duas për jetën e saj private për të cilën ajo tha se do t’i mbajë disa aspekte të jetës së saj për rrethin e saj të brendshëm.

“Në fillim, doja të besoja se duhej të isha i njëjti person në shtëpi dhe në skenë. Tani, kam mësuar të mbaj disa aspekte të vetes për rrethin tim të brendshëm. Është Dua që është e qetë në shtëpi, pastaj në media ekziston ky version i ekzagjeruar i vetes sime që quhet edhe Dua dhe që i jep të gjitha në skenë”, tha Dua.

E pyetur se cilin version preferon, Dua u përgjigj: “Një përzierje e të dyjave! Sepse kjo më lejon të mbaj një jetë normale. Kur kam një takim profesional, kaloj në modalitetin ‘Dua Lipa Music Career’, por menjëherë mundem edhe takoj miqtë e mi në modalitetin ‘Private Dua’ dhe t’i lë të tjerat anash. Këto dy anë më ndihmojnë të qëndroj në tokë”, ka thënë Dua, raporton “LokmatTimes”.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



