Gjyqi i ish-presidentit Trump në Uashington përkon me mesin e fushatës presidenciale
Gjykatësja federale e çështjes kundër ish-presidentit Donald Trump në Uashington vendosi 4 marsin e vitit të ardhshëm si datën e fillimit të gjyqit ndaj tij lidhur me akuzat se u përpoq të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020. Kjo do të thotë se gjyqi do të zhvillohet ne mesin e fushatës për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, ndërsa zoti Trump kryeson mes kandidatëve republikanë.
Avokatët e ish presidentit Donald Trump u rikthyen të hënën në Uashington, për të marrë pjesë në një seancë paraprake, në të cilën u përcaktua 4 marsi i vitit të ardhshëm si data kur do të nisë gjyqi lidhur me dyshimet se ai u përpoq të pengonte transferimin paqësor të pushtetit në 6 janar të vitit 2020, në Kapitol

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


