Drejtori i besuar i Veliajt, Taulant Tusha gati për pranga nga SPAK-u.
SPAK ben gati prangat. Me shume gjasa arrestimi i pare ne Bashkine e Tiranes drejtori ose simpatia e Erion Veliajt, Taulant Tusha.
Nje nga pikat kyçe ne dosjen e inceneratorit te Tiranes dhe momenti qe SPAK ka ne dore te zbatoje logjin me arrestime spaktakolare eshte ndërhyrja e Gjiknurit për pagesat e inceneratorit dhe komunikimi i drejtorit të bashkisë Taulant Tusha me Klodian Zoton.
Kush e urdheroi drejtorin e bashkise Tusha per tu marre veçanerisht me kokat e inceneratoreve? Kryetari Veliaj? Ky eshte momenti kyç ne kete afere qe po deklarohet ai korruptive, Tusha do ta “shese” Erjonin apo do te shkoje pike plumbi ne burg?
Paragrafi i nëntë i dosjes së SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt, prokurorët sjellin në vëmëndje se si dy ministrat Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj bëhen bashkë për t’u siguruar që pagesat për inceneratorët nuk do të mbeten pa u kryer dhe kjo ndodh me koordinimin e ministrisë së Gjiknurit me Bashkinë e Tiranës.
Por siç del nga dosja e SPAK, propozimi që Gjiknuri i bëri Ahmetajt kishte kaluar më parë nga laptopi i Klodian Zotos, nëpërmjet drejtoreshës së atëhershme të ministrisë së energjitikës Etleva Kondi.
SPAK ka zbuluar në dosje edhe komunikimet e Zotos me drejtorin e bashkisë Taulant Tusha. Sipas dosjes “Më datë 17:5:2018 në orën 16:30 shtetësja Jonida Halili i ka përcjellë email shtetasit Taulant Tusha me titull “landfill” dhe ky email i është përcjellë nga Taulant Tusha shtetasit Klodian Zoto më datë 21:05:2018 ora 10.12. Bashkalidhur është një dokument tabelor me emërtimin “Plani i financimit të landfillit të Sharrës”.
Sipas të dhënave nga Ministria e Financave nga viti 2018 deri në qershor 2022 buxheti i shtetit ka bërë pagesa 4,9 miliardë lekë (40.7 mln euro) ndaj kompanisë Integrated Energy BV SPV të Klodian Zotos, që përfitoi përmes një skeme vjedhjeje kontratën për ndërtimin e inceneratorit te Tiranës.
Projekti i inceneratorit të Tiranës ka rezultuar që në fillim i papërballueshëm për buxhetin e shtetit, sipas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit që SPAK e ka përfshirë në dosje. Që nga viti 2018, bashkisë Tiranë i janë dyfishuar kostot e pastrimit të qytetit, pikërisht për shkak të pagesave që duhet t’u bëjë inceneratorëve. Pagesat vazhdojnë ende sot.Lapsi.al

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


