E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë/ Sherr në grup! Burrat bëhen bashkë dhe rrahin policin
Politikë

Tiranë/ Sherr në grup! Burrat bëhen bashkë dhe rrahin policin

Policia e Tiranës ka njoftuar paraditen e sotme se një efektiv policie është dhunuar orët e para të mëngjesit nga një grup personash. Motivet e ngjarjes nuk janë sqaruar teksa detajet e vetme që janë bërë me dije janë inicialet e personave të përfshirë në sherr.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Besim Alla” kur dy persona me inicialet B.B të cilët dyshohen se kanë lidhje familjare mes tyre, në bashkëpunim me shokët e tyre kanë dhunuar efektivin me inicialet E.F dhe të afërmin e tij me inicialet B.F.

Fillimisht ata kanë sulmuar automjetin e policit dhe të afërmit të tij, teksa këta dy të fundit kanë përfunduar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI

“Më datë 02.09.2023 rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Besim Alla”, gjatë një konflikti për rrethana ende të paqarta, shtetasit B. B., dhe B. B., në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, dyshohet se kanë goditur shtetasit E. F., (punonjës policie), B. F., dhe automjetin e tyre.

Gjatë konfliktit, shtetasit E. F., i ka rënë arma e shërbimit në tokë, e cila është gjetur më pas në vendngjarje. Si pasojë shtetasit E. F., dhe B. F., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit, dhe identifikimin e kapjen e personave të tjerë të përshfirë”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.