Si ndodhi vrasja në Tiranë, dy motrat u përleshën para se…Dalin fotot
Detaje të reja nga vrasja e 37-vjeçares Armanda Pushani në Tiranë ditën e djeshme.
Një krim i rëndë që me sa duket në gjenezë ka pasur konfliktet e vazhdueshme për shkak të pijes.
Mësohet se viktima ishte e alkoolizuar dhe shpeshherë agresive në familje.
Ditën e djeshme mes Armandës (në foto, me flokë të zeza)

dhe Marselës

ka pasur një përleshje, teksa kjo e fundit më pas e ka qëlluar me thikë.
Fillimisht familjarët e raportuan në polici si vdekje natyrale, por pas autopsisë u zbulua se 37-vjeçarja kishte vdekur për shkak të goditjeve me thikë.
Pas hetimeve policia ka zbuluar plagë me thikë në trupin e viktimës dhe ka arrestuar motrën e saj.
Zyrtarisht policia deklaroi se ditën e djeshme, rreth orës 11:40, është marrë njoftim se në rrugën “Hajdar Hidri”, shtetasja Armanda Pushani, 37 vjeçe, kishte ndërruar jetë dyshohet për shkaqe natyre.
Pas marrjes së njoftimit, Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe pas konstatimit të trupit të pajetë të shtetases Armanda Pushani, 37 vjeçe, e cila fillimisht është raportuar si vdekje natyrale nga familjarët, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara në lidhje me rastin, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Pas kryerjes së autopsisë ka rezultuar se shtetasja Armanda Pushani, 37 vjeçe, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një mjet prerës.
Në vijim të veprimeve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasen Marsela Pushani, 40 vjeç, (motrën e saj), banuese në Tiranë, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti ka goditur me mjet prerës shtetasen Armanda Pushani, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



