Policia merr masat për vitin e ri shkollor/ Balla jep udhëzimet: Të ndalohen shitësit ambulant, rritet perimetri i sigurisë
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha se sfida më e madhe sot është kthyer përdorimi i lëndëve narkotike tek moshat e reja.
Balla nga shkolla “Sami Frashëri” tha se Paketa e Sgurisë do të luajë rolin e saj.
Ai kërkoi që të ketë një vëmendje të shtuar si për rastet e dhunës dhe për rastet e bullizmit si dhe të mos lejohen shitësit ambulant në shkolla.
“Institucionte do të jenë të përfshira në atë që quhet Paketa e Sigurisë në mënyrë që të qetësojmë stresin e prindërve e gjyshërve për fëmijët. Një prej sfidave tona më të madha është kthyer sot përdorimi i lëndëve narkotike tek moshat e reja. Lufta jonë është e pakompromis ndaj kësaj. Na ndajnë pak ditë nga 11 shtatori kur fillon viti i ri shkollor. Siguria të jetë Brenda një dimensioni të ri. Kemi pasur akte dhune brenda e jashtë shkollës, duhet të gjejmë një përgjigje për bullizmin, kemi pasur aksidente ku janë përfshirë nxënësit prandaj Drejtori i Policisë Vendore në bashkëpunim me shërbimet e tjera të policisë të shikojnë sinjalistikën. Shitësit ambulantë janë shërbime që nuk mund të zhvillojnë pa kontrollë.”

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



