E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Humbi jetën pas rënies nga lartësia, fjalët prekëse të së fejuarës: Do më mungosh gjithë jetën
Uncategorized

Humbi jetën pas rënies nga lartësia, fjalët prekëse të së fejuarës: Do më mungosh gjithë jetën

I riu që humbi jetën ditën e enjte teksa montonte një ashensor në Shkozet të Durrësit, është 28-vjeçari Orgest Fezga, nga qyteti i Sarandës.

Ai gjeti vdekjen pasi u rrëzua nga një pallat në ndërtim e sipër, kur teksa po montonte një ashensor ra nga lartësia dhe plagët e marra rezultuan fatale.

Ai ishte nga fshati Gjashtë i Sarandës dhe merrej me montimin e ashensorëve, por ikja e tij e parakohshme hidhëroi thellë familjen e tij.

Mes tyre nuk arrin ta pranojë humbjen Sidorela, e reja sarandiote e fejuar me Orgestin, e cila mbeti “e ve” ende pa veshur fustanin e bardhë.

Ajo mundohet ta shprehë dhimbjen në rrjetet sociale ku publikon foto me të ndjerin dhe shkruan, “Dashuri do më mungosh gjithë jetën. Ishe engjëlli mbrojtës për mua kur ishe në jetë dhe do vazhdosh të jesh edhe tani që nuk je më. Të dua zuzuni. I paharuar qofsh përjetë. Do më mungosh shumë”.

28-vjeçari u përcoll në banesën e fundit gjatë së premtes dhe e fejuara e tij si ngushëllim të vetëm mban fotografitë ku kanë dalë bashkë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.