Selena Gomez, dedikim me lot në sy mikes që i dhuroi veshkën
Billboard e vlerësoi me çmimin ‘Gruaja e vitit 2017’. Gjatë fjalimit falënderues, këngëtarja Selena Gomez shpërtheu në lot teksa falënderonte miken e saj më të mirë, Francia Raisa e cila ishte gjithashtu me të në skenë.

“Këtë çmim duhet ta kishte fituar Francia, sepse ajo më shpëtoi jetën”, tha mes lotësh këngëtarja. Disa muaj më parë aktorja Franca Rasia, që është edhe mikja më me mirë e Gomez, i dhuroi veshkën këngëtares, e cila që nga viti 2013 vuante nga Lupus, një sëmundje kronike autoimune.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


