E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Heruesit e SPAK-ut , kanë kodin e aplikacionin “SKY” që përdorte Vis Martinaj
Lajme

Heruesit e SPAK-ut , kanë kodin e aplikacionin “SKY” që përdorte Vis Martinaj

Një familjar i Ervis Martinajt, një prej emrave më të përfolur të botës së krimit në Shqipëri, ka dorëzuar në SPAK kodin që “bosi i lojërave të fatit” përdorte për t’u identifikuar në aplikacionin “SKY”.

Ky është një zhvillim i madh pasi mund të ndihmojë prokurorët të zbulojnë se cilat nga mijëra mesazhe, janë të Ervis Martinajt dhe me kë ka komunikuar.

Në aplikacionin SKY, përdoruesit nuk regjistroheshin me emrin e tyre, as me numër telefoni, por vetëm me një kod unik duke fshehur kështu identitetin e tyre të vërtetë.

Lidhur me këtë, eksperti i kriminalistikës thotë se zbardhja e komunikimeve të Martinajt në “SKY” mund të nxjerrë në dritë “listë-pagesat” e tij me policinë dhe politikanët.

“Aplikacioni Sky ECC është mbyllur në Mars 2021. Zhdukja e Vis Martinit ka ndodhur në Gusht 2022. Mendoj se çdo kod sekret i dhënë nga familjarët, ka pas gjasë të zbulojë fatin e tij. Ato kode nëse do të hetohen me seriozitet, do të zbulojnë listë-pagesën e tij me policë dhe politikanë”, shkruan Karamuço.

Martinaj, i zhdukur prej një viti tashmë, dyshohet si i përfshirë në disa prej ngjarjeve më të rënda kriminale në vend. Ai kishte një pasuri tepër të madhe të vendosur kryesisht nga makinat e lojërave të fatit dhe bastet sportive, dhe shpesh herë është përfolur, apo edhe konfrontuar me biznesmenë të fuqishëm dhe politikanë të rëndësishëm në vend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.