E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vetingu, KPK shpall konfirmon gjyqtarin e Tiranës
Lajme

Vetingu, KPK shpall konfirmon gjyqtarin e Tiranës

Gjyqtari i Tiranës, Kujtim Vraniçi ka kaluar shkallën e parë të vetingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli këtë të martë vendimin e konfirmimit të tij në detyrë.

Vraniçi u përball të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kur gjatë  seances dha shpjegime të përmbledhura për gjetjet në kriterin e pasurisë dhe të profesionalizmit, në të cilat Komisioni nuk konstatoi probleme domethënëse. Për pastërtinë e figurës Vraniçi mori vlerësim pozitiv.

Procesi i vetingut për gjyqtarin Kujtim Vraniçi u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Xhensila Pinen. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme Marie Tuma.

Kujtim Vraniçi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë, ku punoi gjatë viteve 2003-2013. Në vitin 2014, ai u emërua inspektor në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ndërsa në vitin 2016 u emërua gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, ku vazhdon ta ushtrojë funksionin edhe aktualisht.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.