Celibashi i shqetësuar : Refoma zgjedhore duhet të jetë serioze, të dëgjohet zëri i KQZ-së
“Ka ardhur koha që Reforma Zgjedhore të jetë serioze dhe të hiqet dorë nga administrimi politik i procesit zgjedhor.”
Ky është shqetësimin që ka shprehur sot kreu i KQZ në një deklaratë për mediat ndërsa bëri me dije detajet për zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës.
Celibashi tha se është shumë e nevojshme që të dëgjohet zëri i KQZ-së dhe ka ardhur momenti që partitë politikë të mos lidhen me administrimin e procesit zgjedhor. Ai e ka cilësuar si domosdoshmëri të ndryshojë kjo gjë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



