E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përsëritja e zgjedhje për kryebashkiakun e Kukësit do t’i kushtojë buxhetit të shtetit mbi 25 mln lekë
Lajme

Përsëritja e zgjedhje për kryebashkiakun e Kukësit do t’i kushtojë buxhetit të shtetit mbi 25 mln lekë

Kreu i KQZ-së u shpreh se nuk kanë kërkuara para shtesë në buxhetin e KQZ-së, pasi sipas tij “ka kursime që mundësojnë zhvillimin e procesit gjyqësor pa kosto shtesë për buxhetin e shtetit”.

“Këto zgjedhje do i kushtojnë buxhetit të shtetit 25 457 496 lekë, nuk janë paratë e kërkuara shtesë në buxhetin e KQZ, por në një menaxhim dhe riorganizim të buxhetit që kemi bërë, pamë të nevojshëm se s’duhej buxhet shtesë pasi nga zgjedhjet e 14 majit rezulton që ka kursime që mundësojnë zhvillimin e procesit gjyqësor pa kosto shtesë për buxhetin e shtetit”, tha Celibashi.

Procesi i votimit të zgjedhjeve të pjesshme në Kukës do të mbahet në 74 qendra votimi, ku një prej tyre është në institucionin e paraburgimit në Bashkinë Kukës.

Ilirjan Celibashi: “Janë 74 qendra votimi në të cilat do të zhvillohet procesi i votimit. Nga 74 një qendër votimi është në institucionin e paraburgimit të qarkut Kukës, që gjendet në Bashkinë Kukës.

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor ka ndryshuar edhe përbërja e të qendrave të votimit.

Në 37 qendra votimi, 4 anëtarë të Komisionit i përkasin PS, 2 anëtarë PD dhe 1 PL.

Në 37 të tjera, konfigurimi është me 3 anëtarë të propozuar nga PS, 3 nga PD dhe 1 të propozuar nga PL. Janë vetëm 9 qendra votimi të plotësuar më të 7 anëtarët, pjea tjetër është me 6 anëtarë.

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor jemi në pritje të vendimeve të PD për komisionerët shtesë që ka të drejtë të propozojë për komisonet e qendrave të votimit. Ka sjellë 20 propozime në total.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.