E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është 42-vjeçari që plagosi efektivin e policisë në Tiranë
Lajme

Kush është 42-vjeçari që plagosi efektivin e policisë në Tiranë

Autori i plagosjes e së efektivit Edlir Alleshi në Tiranë pasditen e sotme (20 shtator) është identifikuar.

Ai është  42-vjeçari Klerent Bozhanaj dhe policia është vendosur në ndjekje të tij për ta vendosur në pranga.

Në ndjekje të personit të armatosur janë venë shërbimet e tjera të Forcave “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme, dhe Njësitë Speciale Operacionale, janë bllokuar hyrje-daljet e të gjitha rrugëve, dhe vijon kontrolli për kapjen e personit të armatosur.

Efektiv i repartit “Shqiponja” u plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Tiranë, ndërsa janë zbuluar detaje rreth ngjarjes së rëndë.

Mësohet se një patrullë e Forcës së Posaçme “Shqiponja ka marrë informacion për një person që qarkullonte me armë zjarri, të cilin më pas e kanë ndjekur.

Sipas njoftimit të policisë personi i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave “Shqiponja”, dhe si pasojë është plagosur efektivi Edlir Alleshi,

cili dyshohet se ka marrë një plumb në pjesën e barkut dhe më pas është dërguar me emergjencë në spital.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.