E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Patos / Zjarri del jashtë kontrollit, flakët përfshijnë nënstacionin elektrik. Zjarrfikëset, FNSH dhe policia në vendngjarje
Lajme

Patos / Zjarri del jashtë kontrollit, flakët përfshijnë nënstacionin elektrik. Zjarrfikëset, FNSH dhe policia në vendngjarje

Zjarri i cili doli jashtë kontrollit pas djegies së mbeturinave në fshatin Ofiçinë të Patosit po vijon përhapjen e tij në një sipërfaqe të konsiderueshme.

Në vendngjarje për neutralizimin e flakëve ndodhen mjetet zjarrfikëse, shërbimet e policisë Fier dhe disa grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Zjarri ka shkrumbuar një sipërfaqe e konsiderueshme me ullinj dhe pemë frutore, ndërkohë që në prangat e policisë ka rënë dhe autori i zjarrvënies.

Situata vijon të mbetet kritike ndërsa në zonë ndodhen dhe disa puse nafte. Banorët e zonës të alarmuar nga kjo situatë pohojnë se ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve zjarrfikëse bëri të mundur largimin e rrezikut nga banesat dhe puset e naftës, ndërkohë që është përfshirë nga flakët nenstacioni elektrik.

Sakaq, për shkak të zjarrit OSSH është detyruar të stakojë energjinë elektrike, si masë e nevojshme sigurie.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.