Vrasja në Durrës dyshohet për hakmarrje, vëllai i viktimës i akuzuar për një vrasje në…
Zbardhen të tjera detaje në lidhje me vrasjen e 38-vjeçarit në Durrës. Viktima Fatjon Dervishi është qëlluar me breshëri plumbash në zonën e njohur si Katund, Sukth. 38-vjeçari është fqinji i një personazhi të njohur për drejtësinë.

Ai është person me precedent kriminal në trafikun e lëndëve narkotike dhe i skeduar për vrasje. ‘Arapi i Sukthit’ në vitin 1991 është akuzuar për vrasjen e A.Cyrbja.
Ndërkohë, viktima është banor i zonës Katund Sukth dhe nuk është person me precedent të mëparshëm penal.
Policia po heton në pistën e hakmarrjes pasi vëllai i Dervishit ka vrarë një person nga Lezha pak vite më parë. Vrasja ka ndodhur jashtë Shqipërisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



