Artan Tafani bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, zbardhen 6 vrasje
Artan Tafani, i riu që u arrestua pak ditë më parë pas grabitjes së armatosur në një pikë këmbimi valutor në Astir, është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë.
39-vjeçari që nën kërcënimin e armës mori 40 mijë euro dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi vrasësish me pagesë.
Pas arrestimit, ai ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë duke zbardhur 6 vrasje, 2 në Greqi, në Tiranë, Elbasan dhe Berat. Deri më tani janë firmosur 15 urdhër-arreste.
Ndërkohë vlen të thuhet se Tafani është arrestuar pak ditë më parë në Lushnje por kapja e tij është mbajtur sekret për shkak të hetimeve dhe rrëfimeve që po bënte për ngjarjet kriminale.
Këtë të mërkurë i është komunikuar masa e sigurisë në Tiranë dhe në vijim pritet t’i komunikohen brenda vendit edhe 2 masa të tjera.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



