E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rritet taksa e truallit/ Sa do pagujnë shqiptarët me formulën e re?
Lajme

Rritet taksa e truallit/ Sa do pagujnë shqiptarët me formulën e re?

Qytetarët shqiptarë do të paguajnë më shumë taksë mbi truallin e ndërtimit për banesat e tyre.

Ky është plani i qeverisë në një draft të hedhur për konsultim dhe të publikuar nga mediat.

Sipas këtij drafti, taksat e shqiptarëve për parcelat e tokës për qëllim banimi do jenë dyfishi i vlerës aktuale.

Kështu, nëse marrim bashkinë e Tiranës, për kategorinë truall rezidencial me sipërfaqe 500 m2, niveli aktual i taksës është 0.56 lekë/m2 në vit, taksa që paguhet aktualisht është 280 lekë, çmimi për m2 vlerësohet në 26.073 lekë/m2, dhe vlera e taksueshme në këtë rast është 13 milionë lekë.

Por sipas propozimit të ri, ku niveli i taksës shkon në 0.1 për qind, taksa për tu paguar në të ardhmen është 13.036 lekë, ku gjysma paguhet vitin e parë dhe gjysma vitin e dytë.

Ndërkohë që edhe në bashkinë e Durrësit ndodh e njëjta gjë. Pasi për një truall rezidencial me sipërfaqe 500 m2 , niveli aktual i taksës është 0.56 lekë/m2 në vit, taksa që paguhet aktualisht është 280 lekë, çmimi për m2 vlerësohet në 15.000 lekë/m2, dhe vlera e taksueshme në këtë rast është 7.5 milionë lekë.

Por sipas nivelit të taksës së propozuar 0.1 për qind, taksa për tu paguar në të ardhmen është 7500 lekë, ku gjysma paguhet vitin e parë dhe gjysma vitin e dytë.

Ashtu si edhe me rastin e Tiranës, aplikimi i taksës mbi truallin është progresiv, që do të thotë se sa më e lartë të jetë vlera aq më shumë do të paguajnë qytetarët. Edhe anasjelltas, sa më e vogël të jetë vlera e truallit për banim për m2, aq më i ulët do të jetë detyrimi.

Bazë për taksën e truallit është sipërfaqja e truallit, në metër katror, në pronësi ose posedim të taksapaguesit. Kjo sipërfaqe përcakohet sipas dokumentacionit që tregon pronësinë ose një vetë-deklarimi të sipërfaqes së truallit në posedim, pranë Bashkisë ku ndodhet trualli.

Projektligji parashikon vendosjen dhe mbledhjen e taksës mbi parcelat, për kategoritë tokë bujqësore dhe truall deri në datë 31 dhjetor 2027.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.