Korçë/ 64-vjeçari bie nga pema dhe vdes
Një 64-vjeçar nga Korça është rrëzuar nga arra duket gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Krushovë. Viktima me inicialet E.Z ka qënë duke vjelë arrat por aksidentalisht ka rënë nga pema duke gjetur vdekjen.
Korçë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 15:15, në fshatin Krushovë, Korçë, shtetasi E. Z., rreth 64 vjeç, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga një pemë (arrë) dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



