E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si mund të quhet ligj, pengmarrja?! Studentët e mjekësisë kanë të drejtë!
Sot

Si mund të quhet ligj, pengmarrja?! Studentët e mjekësisë kanë të drejtë!

Studentët e mjekësisë kanë të drejtë! Trajtimi “me përparësi” siç thotë ligji idiot i qeverisë shqiptare, është në fakt trajtim diskriminues, pasiguri e theksuar juridike dhe në cenim të hapur të së drejtës për arsim.

Ku është parë e dëgjuar që shteti të bëjë ligje për punësim me prioritet?! Çfarë logjike është kjo?! A ka punë shteti?!

Shumë mirë që ka. Le t’i punësojë mjekët e rinj. Pse me përparësi?! Përparësi ndaj kujt?! Nëse vendi ka nevojë për mjekë, është nevoja – ligji i vetëm që vepron. Nëse nuk ka, puna do të shkojë aty ku është nevoja. Atë që duhet të bëjë shteti është të përmirësojë sistemin, kushtet e punës dhe jo të punësojë me detyrim.

Kot fare! Si në komunizëm, ku prisje të të dilte emërimi në komitet! Qorrollepsje logjike pa asnjë kuptim.

Më tej akoma, si u vendoska tarifë diskriminuese në mes të studimeve?! Ç’është kjo hakmarrje primitive?! Pse deri më sot, tarifa 45 000 lekë mjaftonte?! Ç’ndryshoi në shërbimin e ofruar që tarifa u njëqindfishua?!  A ka transparencë minimale apo jo?!

Pastaj ç’është ky ligj që nxjerrjen e tarifës nuk ia delegon as Qeverisë, por Rektoratit?! A e lexon njeri Kushtetutën në këtë vend apo jo?! Ç’është Rektori more, pronar i universitetit?! “Pronari” ka vendosur çmim (kosto+fitim) apo tarifë (kosto)?!

Si mund të quhet ligj, pengmarrja?! Mbajtja peng e diplomës është në thelb pengmarrje. Studentët kanë 100% të drejtë! Ata janë të marrë peng, të diskriminuar dhe të goditur rëndë nga pasiguria juridike.

Përveç kësaj, Qeveria nuk ka gjetur dot zgjidhjen e duhur me këtë ligj. Ia ka futur kot, si gjithmonë. Nuk është kërbaçi zgjidhja e problemeve.

Shqiptarët e tjerë vijojnë të jenë spektatorë…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.