VIDEO/ Momenti kur autorët i presin rrugën ish-kryetarit të Bashkisë së Shëngjinit
Mbrëmjen e 14 majit, kreu i PD-së, Sali Berisha, dhe ish-kryetari i Bashkisë së Shëngjinit, Salvador Kaçaj, denoncuan se ky i fundit ishte ndjekur nga një makinë pa targa dhe ishte qëlluar me armë, por kishte shpëtuar falë manovrimit të shoferit.

Berisha doli sërish në një deklaratë ditën e sotme, ku foli për këtë çështje. Ai publikoi videon kur Kaçaj u sulmua nga persona të paidentifikuar.
Siç shihet nga pamjet, një makinë i pret rrugën mjetit me të cilin po udhëtonte Kaçaj me djalin e tij, por shoferi i ish-kryebashkiakut ndalon në vend.
Më pas, shoferi kthen makinën dhe ikën nga vendi i ngjarjes.
“Me datën 14 maj, këtu së bashku kam denoncuar atentatin e dështuar, të organizuar nga bandat kriminale, ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Shëngjinit, njërit prej futbollistëve më të shquar të vendit, demokratit Salvator Kaçi, i cili po kalonte së bashku me të birin, po udhëtonte, dhe banditë të armatosur i dalin përpara për ta ekzekutuar, por një manovrim i shpejtë i shoferit, e bëri të pamundur aktin e tyre kriminal.
Atë ditë Edi Rama reagoi menjëherë, me një cinizëm dhe unë jam këtu për të paraqitur para jush këtë video, në të cilën tregohet qartë se si kriminelët i zunë rrugën makinës së tij dhe të armatosur dolën për të kryer krimin makabër, por dështuan.
Këtu do shihni makinën e Salvatorit, ia zënë rrugën. Ja ku janë vrasësit me revole në dorë. Por largimi i shpejtë i makinës së Salvatorit, bën të pamundur kryerjen e aktit.
Manovrimi me shpejtësi i shoferit i bën të pasigurt vrasësit në realizimin e aktit të tyre makabër”, u shpreh ai.
Gjithashtu, Berisha hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se ka mbrojtur autorët e atentatit të mbetur në tentativë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



