E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një “Primadonna” burrë  që “pataksi dynjanë”
Lajme

Një “Primadonna” burrë që “pataksi dynjanë”

IVA V. GRILLO

Sot pata rastin te shikoj ne lajme me detaje dimensionin e “spektaklit” ne samitin qe u zhvillua dje ne Tirane.
..tapetin e kuq, vallet, baletin, zbulimin pompoz te pikturave, dhuratat per funksionaret, gazetaret e ekipet e tyre, etj, etj…

Te merresh me fasaden e diçkaje nderkohe qe vemendja duhet te jete tek brendia dhe produkti, teorikisht eshte nje humbje kohe.

Por ndonjehere fasada qellon te jete objektivi dhe produkti i vetem i nje eventi…dhe mesa duket ky ishte rasti edhe i samitit te djeshem.

Nderkohe qe disa elemente argetimi jane me se te kuptueshme ne raste te tilla, kthimi i eventit ne nje “recital-cirk” te kryeministrit shqiptar ku ai shperfaqi gjithe egon dhe komplekset e tij te inferioritetit, ne kurriz te taksave te qytetareve te nje nga vendeve me te varfra te Evropes, eshte ne rastin me te mire nje mendjelehtesi e pashoqe…ndersa ne rastin konkret, nje abuzim i paster me parate e qytetareve.

Ne te njejten kohe eshte nje mungese e theksuar respekti per kohen e miqve te ftuar, te cilet duam te besojme se kane ardhur me qellimin per te bere pune serioze, ne nje aktivitet serioz dhe jo per te pare perpjekjet e deshperuara te nje deliranti qe do te marre vemendje me çdo kusht.

Mesa e njoh une psikologjine e qytetarit europian, besoj se per çdo funksionar shtetesh qe jep fonde per Shqiperine, do kete qene edhe nje moment kthjellimi se kush i menaxhon dhe ku shkojne parate qe japin qeverite e tyre per nje vend te varfer si Shqiperia…praktikisht dje u bene rrush, kumbulla e dardha qe i hengri egoja e madhe e “konferencierit” te samitit.

Nje kryeminister qe kerkon lemoshe sa here qe ka mundesi nga Evropa, duhet ta kuptoje se keto “recitalet” me luks e argetime te tepruara nuk gelltiten mire nga “bamiresit”…sado mirekuptues te hiqen ata.

Nderkohe, mesazhet e sforcuara me “valle minoritetesh” ne nje vend ku problem minoritetet nuk kane qene kurre, prezantimet pompoze te pikturave e alegorite vend e pa vend, baletrat e fjalimet patetike nuk jane gje tjeter veçse padurimi i dikujt per te kompensuar mungesen e produktit te vet qeverises me nje fasade plot drita e potere…

Eshte dhe ngutja e padurimi i nje njeriu me shume komplekse i cili mendon se i ka ardhur dita per te shkelqyer e “pataksur” dynjane.

Nje sjellje e pavend e nje “primadonna”-burre, gje qe e ben situaten akoma edhe me fyese per çdo shqiptar qe pret te perfaqesohet me seriozitet nga qeveritaret e tij.

Shqiperia mund t’i ofroje shume Evropes… shume me teper sesa argetim, aheng e shfaqje banale patetizmi.

#StopFarsesRama

#KryeministerPerTurp

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.