E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sanitarja  e Alda Klosit: Ajo më dha 10 mijë € për ‘vjedhjen’ në shtëpinë e saj, më premtoi edhe tharëse rrobash
Lajme

Sanitarja e Alda Klosit: Ajo më dha 10 mijë € për ‘vjedhjen’ në shtëpinë e saj, më premtoi edhe tharëse rrobash

Rozeta Dobi, pastruesja që u arrestua pak muaj më parë pasi vodhi 550 mijë euro në shtëpinë e ish-zyrtares Alda Klosi, ka treguar se gjithçka ka qenë e planifikuar dhe ajo është paguar për këtë punë.

Pastruesja para hetuesve ka thënë se inskenimi i vjedhjes kishte si qëllim futjen në burg të ish-bashkëshortit të Alda Klosit dhe për këtë ajo e ka paguar me 10 mijë euro dhe i kishte premtuar një tharëse rrobash.

“…lidhur me këtë shërbim dua të tregoj se si shpërblim Alda do më jepte vlerën 10 mijë Euro, si dhe një tharëse rrobash…”

Kur është pyetur nëse e ka marrë këtë shpërblim ajo ka thënë:

“…pas ditës së enjte, që kisha marrë eurot e dollarët dhe i kisha sistemuar në shtëpi, të dielën në darkë e kam telefonuar Aldën, i kam thënë se: …A të vij nesër në punë…?, ajo më ka thënë se: ”…po hajde…”.

“Të hënën pasdite kam vajtur në banesën e Aldës, kam sistemuar rrobat që i kisha bërë rrëmujë të enjten, kam pastruar shtëpinë, dhe në fund ka ardhur Alda, e cila më ka bërë pagesën e muajit 100 euro, më pas më ka dhënë edhe shumën e shpërblimit për mbajtjen e lekëve në shumën 10 mijë euro.

Me sa më kujtohet, prerjet kanë qënë 200 e 100 euro. Ndërsa për tharësen e rrobave më ka thënë se:”…do të shikoj se si do më eci puna dhe kur të kthehem nga Amerika do ta blej…”.

Ajo është shprehur e gatshme të përballet me Alda Klosin dhe t’ia thotë të gjitha këto që ka deklaruar para oficerëve.

Gjithashtu ajo thotë se komunikimin e fundit me Klosin e ka patur me 6 Janar 2023 që përkon me arrestimin e saj.

Unë e kam marrë në celular në “WhatsApp” dhe i kam thënë se jam në punë dhe pasdite do iki tek Altini (ish bashkeshorti), kjo telefonatë ka qenë në datën 6 janar 2023, që përkon me ditën që jam arrestuar. Gjatë kësaj kohe, Alda më kërkoi një foto timen që t’ia dërgoja, unë nuk ja dërgova pasi nuk dija të përdor telefonin, por e mora në telefon në “WhatsApp” dhe ajo më ështe përgjigjur ”…o bo bo, flasim më vonë se nuk kam internet…”. Nga kjo ditë jam arrestuar dhe nuk kam komunikuar më me të.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.