Arrest me burg për Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bekteshin
Pas ndalimit Malltezit, SPAK ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Fatmir Bektshit, ndërtues në ish-kompleksin “Partizani”.
GJKKO ka caktuar masë sigurie edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha. Ndaj Berishës është caktuar detyrim paraqitje dhe ndalim jashtë shtetit.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e hetoi Malltezin për pastim parash, pas kallëzimit të bërë nga ministri i Brendshëm Taulant Balla.
Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të PS, kallëzoi për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami.
Ata akuzohen në lidhje me privatizimin e rreth 10.000 m2 të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në qendër të Tiranës, truall i cili para vitit 2012 ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes.
Procesi i privatizimit të kompleksit nisi në vitin 2008 dhe u finalizua pas 4 vitesh, në 2012-ën.
Ish-kryeministri po ashtu ka njoftuar mbajtjen e një konference të jashtëzakonshme për shtyp në orën 21:00, në selinë e PD, për të folur mbi zhvillimet e fundit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



