E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si  u kap 20-vjeçari nga Prishtina sapo mbërriti në kryeqytet me armë
Lajme

Si u kap 20-vjeçari nga Prishtina sapo mbërriti në kryeqytet me armë

Një 20-vjeçar nga Kosova përfundoi në prangat e policisë së Tiranës pasi u kap duke transportuar armë zjarri. Lis Bekaj, banues në Prishtinë, u kap në kuadër të operacionit të koduar “Transportuesi”.

Policia e kryeqytetit sqaron se ndaj të riut ishte marrë informacion për transportimin e armëve nga Kosova drejt Shqipërisë. 20-vjeçari duket se ka shfrytëzuar fundjavën për transportin e armëve pasi në pikën e kalimit kufitar të Morinës nuk kryhen kontrolle.

Gjatë kontrollit të automjetit tip “BMW”, që 20-vjeçari drejtonte, efektivët gjetën të fshehura dy armë zjarri pistoleta, me krëhër e municion luftarak, të cilat i kishte sjellë në Shqipëri për t’i shitur tek persona të tjerë.

Njoftimi

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Transportuesi”.

Sekuestrohen dy armë zjarri pistoleta, krehra e municion luftarak, një automjet dhe një aparat celular. Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që dyshohej se kishte transportuar armë zjarri, nga Kosova drejt Shqipërisë, me qëllim shitjen e tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Transportuesi”.

Si rezultat i tij, në afërsi të pallatit “Asllan Rusi”, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi L. B., 20 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.