E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VENDIMI/ SPAK i sekuestron tokën  Artan Gaçit  dhe Xhaçkés në Himarë
Lajme

VENDIMI/ SPAK i sekuestron tokën Artan Gaçit dhe Xhaçkés në Himarë

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhëruar sekueestrimin e tokës së bashkëshortit të ish ministres së Jashtme, Olta Xhaçka në Himarë. GJKKO ka miratuar kërkesën e SPAK për vënien e pronës në sekuestro preventive pasi po hetohet për falsifikim të aktit të marrjes së tokës në Pronësi.

Toka në pronësi të Artan Gaçit është përcaktuar për ndërtimin e një hoteli me 5 yje. Për këtë familja e ish ministres së jashtëme përfitoi dhe statusin e investitorit strategjik nga qeveria ku ajo bënte pjesë.

Opozita ka kërkuar   heqjen e mandatit të Xhaçkës si  të papajtueshëm me Kushtetutën. Por çështja është zvarritur dhe ende nuk ka një vendim.

Sekuestro e sotme e truallit mbi të cilin do të ndërtohet hoteli nën dyshimet e përfitimit të tij përmes falsifikimit rëndon edhe më shumë pozitat ligjore të ish ministres së jashtme dhe bashkëshortit të saj, ish deputet i Partisë Socialiste. Nga ana tjertër ajo rëndon edhe më tej edhe pozitat e qeverisë mbi vendimarrjen e saj për të shpallur investitor strategjik bashkëshortin e ish ministres së Jashtme.

Artan Gaçi dhe Xhaçka u kallëzuan në SPAK për përfitim të tokës me falsifikim dhe në shkelje të ligjit nga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri. Ky i fundit ndodhet në burg i arrestuar dy ditë para zgjedhjeve me akuzën për blerje votash.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.