E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DENONCIMI/ Vajza e përdhunuar tregon kërcënimin që i bëri nëna e autorit në spital: Hiq denoncimin, ose jetën tënde…
Lajme

DENONCIMI/ Vajza e përdhunuar tregon kërcënimin që i bëri nëna e autorit në spital: Hiq denoncimin, ose jetën tënde…

26-vjeçarja nga Vlora tregon për emisionin se në spital ishte kërcënuar nga nëna e një prej personave të përfshirë në ngjarje, në mënyrë që ajo të mos bënte denoncimin.

Gazetarja: Çfarë mban mend nga biseda që bërë me mamanë e njërit prej këtyre, çfarë të tha konkretisht?

Vajza: Ka ardhur njëra prej mamave, ka ardhur mamaja e A….Ndërkohë kur unë kam dalë nga narkoza, nga këto te gjitha, kam qenë shumë pak në gjendje. Kanë ardhur atje, më kanë prekur kështu D… D… D…më njeh? ‘Jo’ i kam thënë, ‘nuk të njoh’. ‘Jam mamaja e A’…ka thënë, ‘jam mamaja e njërit prej shokëve të tu’. ‘Po’ i thash unë… ‘Ke bërë një akuzë, ke denoncuar djalin tim A… e njeh A?…’ më tha mua, ‘A… është shoku O…’. ‘Po’ i thash ‘e njoh’. Më tha mua ‘duhet të heqësh denoncimin sepse ti do dalësh nga ky spital, mos sot, nesër do dalësh’. ‘Po’ i thash. ‘Edhe ai’-tha- ‘mund të dalë nga burgu, por ai ka shoqëri pas’ tha, ‘po’ i thash unë. ‘Atëherë duhet të marrësh masa, ose hiq denoncimin ose jetën tënde kaq’… ‘Ok’ i thash unë. ‘Unë nuk të njoh’ ty i thash. ‘Ai ka një gocë. E pret një fëmijë në shtëpi’. ‘Ti ke bërë një krim shumë të rëndë tha se ke denoncuar për një prind që ka një fëmijë 7 muajsh në shtëpi’ tha dhe ‘po e pret dhe mund të maresh masat për këto gjera’. Pasi iku mamaja e A… erdhi shoku i O…ndërkohë të njëjtin presion ka bërë edhe shoku…

Gazetarja: Po si kanë hyrë brenda këta kur ty nuk të lejonin familjarët në reanimacion?

Vajza: Ajo është përgjegjësia e mjekëve… O… ka lokal vet, nuk e di se ku ndodhet, por thjesht e di që ka. Në lokalin e këtyre çunave nuk kam vajtur asnjëherë. Janë dhënë dy dëshmi për këta persona, janë dhënë të njëjtat dëshmi, ndërkohë që njërin prej këtyre e kanë ndryshuar dhe kanë thënë se kanë hequr dorë prej denoncimit. Denoncimi nuk është hequr, varet në çfarë gjendje e kanë mart ata, në çfarë gjendje më kanë gjetur mua.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.