E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrëzohet kërkesa e Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja e tij
Lajme

Rrëzohet kërkesa e Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja e tij

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar për BalkanWeb se gjyqtarja Flora Hajredini rrëzoi kërkesën e depozituar sot nga pala e ish-kryeministrit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja e tij.

Kujtojmë se pala e ish-kryeministrit Sali Berisha ka depozituar sot në GJKKO kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i kërkesës penale të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt marrjen në pyetje të ish-kreut të qeverisë.

Berisha ka deklaruar më herët se gjyqtarja Irena Gjoka, e cila ka dhënë vendimin për “kufizimin e lirisë” për të, ka bërë shkelje të kushtetutës dhe ndaj saj do të depozitohet padi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.