Rama zbulon bustin e Mitsotakis, ceremonia bojkotohet nga kryeministri grek
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në inaugurimin e bustit të ish-kryeministrit të Greqisë, Konstantinos Mitsotakis, në Dropull.
Rama nisi fjalën e tij me përshëndetje në greqisht, duke iu drejtuar pjesëmarrësve në emërimin e sheshit të Derviçanit pas ish-kreut të qeverisë greke.
Por edhe pse u përpoq të bënte batuta me ndihmësin e tij, i cili mbante çadrën për të, duke i thënë se “nëse do t’i shërbesh të gjatit, duhet të zgjasësh dorën”, ceremonia ishte bojkotuar masivisht.
Asnjë përfaqësues i minoritetit grek nuk ishte i pranishëm.
Ndërkohë kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili kishte premtuar se do vinte në dhjetor të vitit 2022, normalisht nuk ishte i pranishëm.
Kjo për shkak të situatës së tensionuar, të krijuar pas arrestimit politik të Fredi Belerit në Himarë.
Athina zyrtare ka kërcënuar se do bllokojë integrimin e Shqipërisë.
Kurse lideri opozitar, Sali Berisha, tha para dy ditësh se arrestimi i Belerit ishte inskenuar nga SPAK dhe policia shqiptare, duke përdorur fondet sekrete të policisë.
“Mjafton ta kesh parë në një material arkivor të televizionit grek ku ai flet me sensin aristokratik të humorit, për kokëfortësinë e gruas së tij arvanitase. Kjo ushqen dhe lidhjen e pandashme mes dy vendeve tona, që e shkuara i ka përzierë aq shumë, saqë po mos t’i dallojë gjuha, asgjë s’i bën të pandashme. Do të kisha dëshiruar që këtu të ishte sot Mitsotakis, por me siguri që ai do të kthehet në këtë shesh, pasi që nga sot sheshi mban emrin e të atit. Më vjen mirë që këtu bashkë me mua është një deputet, tashmë i thinjur i Demokracisë së Re. Ai ishte një djalosh i ri kur e shoqëronte Konstantinos. Dhimitris Avramopulos. Nuk e harroj kurrë kur isha ministër i Kulturës dhe dëgjova zotin Avramopulos të fliste me respekt për punëtorët shqiptarë në Greqi. Pas gjysmë shekulli të këputjes së lidhjes sonë, në periudhën e vështirë kur shqiptarët njehsoheshin me një pakicë keqbërësish që bënin lajm teksa kokulur shumica dërrmuese dërrmohej në punët më të vështira, ai tha ato fjalë.”, tha Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


