E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj paguan këstin e radhës për inceneratorin, 800 mijë euro
Lajme

Veliaj paguan këstin e radhës për inceneratorin, 800 mijë euro

Më 26 tetor 2023 pagoi 800 mijë euro për kompaninë Integrated Energy Bv të Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit

Erion Veliaj duket se ka vendosur të thyejë rekorde duke paguar më shumë se 10 fatura brenda një muaji për kompaninë Integrated Energy Bv të Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit.

Në llogaritë e kësaj kompanie, që menaxhon landfillin e Sharrës dhe ka marrë në koncension ndërtimin e inceneratorit, Erion Veliaj ka derdhur dhe 82 milionë lekë apo rreth 800 mijë euro të tjera në datën 26 tetor.

Konkretisht, në datën 26 tetor, Bashkia e Tiranës ka kryer dy transferta, me vlerë 78 milionë lekë dhe 3.7 milionë lekë në llogari të kompanisë Integrated Energy BV SPV.

Pagesat e radhës për inceneratorin vijnë vetëm pak javë pasi bashkia e Tiranës miratoi një fond prej 5.7 milionë eurosh për  kompaninë  e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, të cilët janë ende në kërkim nga SPAK për aferën qindra milionë euro të inceneratorëve në vend.

Vetëm gjatë muajit tetor, bashkia e Tiranës ka kryer mbi 10 pagesa për inceneratorin inekzistent të Tiranës, vlera e të cilave gjatë muajit tetor kalon shifrën e 3.5 milionë eurove në total.

Pagesat duket se po kryhen me nxitim për kompaninë e cila aktualisht është në administrim të Agjencisë së Pronave të Sekuestruara.

Pak ditë më parë, dy përfaqësuesit e kompanisë “Geogenix” Miliad Lopa dhe Alberto Presezzi, u shfaqën në zyrat e kësaj kompanie, ndërsa u denoncuan nga lideri i opozitës Sali Berisha, se po tentohet të sillet në Sharrë investimi 100 milionë euro nga burime të dyshimta financimi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.