Gjermani, nxirret i pajetë nga rrënojat punonjësi shqiptar
Mëngjesin e ditës së hënë një tragjedi u regjistrua në Hamburg të Gjermanisë. Më pas policia konfirmoi me anë të një njoftimi zyrtar se 3 nga viktimat janë shqiptarë.
Ndërkohë që mësohet se një nga punëtorët e ndërtimit është nxjerrë mbrëmjen e së martës nga skela në të cilën kishte ngecur. Por fatkqësisht punëtori doli i pajetë, edhe pse përpjekjet e shpëtimtarëve ishin maksimale.
Të martën(31 Tetor), në mëngjes, një numër i konsiderueshëm punonjësish mbërritën në kantierin e ndërtimit për të vazhduar operacionin e vështirë të shpëtimit teknik.
Shpëtimtarët e zjarrfikësve në lartësi të mëdha dhe alpinistë industrialë nga një kompani e specializuar siguruan vendin e aksidentit për të vazhduar shpëtimin.
Kujtojmë që skela ku po punonin shqiptarët në katin e tetë të një pallati u shemb dhe ra në një bosht ashensor.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



