E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
RAMA si ZOGU, e shet Shqipërinë tek Italia
Lajme

RAMA si ZOGU, e shet Shqipërinë tek Italia

Pa pyetur askënd në Shqipëri, Edi Rama, si një feudal modern i vitit 2023, ka shitur “de facto” territorin shqiptar tek Italia. Këtë fakt që asnjë media shqiptare nuk e përmendi, ose për shkak të shitjes tek qeveria, ose në rastin më të mirë për shkak të paaftësisë, e sqaruan fare qartë mediat italiane.

Madje vetë njëra prej mediave më autoritare në Itali, Corriere della Sera. Mësohet se Italia do të ketë juridiksion italian në dy qendra në Shqipëri ku do të mbahen emigrantët që janë shpëtuar në det. Ndaluni pak tek termi “juridiksion italian” në Shqipëri.

Kjo do të thotë “de facto” që territori shqiptar i është shitur Italisë, pasi siç e thotë edhe vetë Corriere Della Sera, këto qendra do të jenë si një proktektorat italian. Qendra e parë do të jetë në afërsi të portit të Shëngjinit ndërsa qendra e dytë në Gjadër.

Italia do të investojë vetëm për ndërtimin e qendrave, kurse siguria do të realizohet nga policia shqiptare. Sipas burimeve nga selia e Kryeministrisë së Italisë për Corriere Della Sera, theksohet se Italia nuk do të japë asnjë kompesim ekonomik ndaj Shqipërisë për këtë ndihmë që Shqipëria po i jep Italisë.

Pra Rama, jo vetëm që po jep territore shqiptare nën juridiksionin italian, por madje nuk po merr as të paktën ndonjë përfitim ekonomik për vendin, por me shumë gjasa për xhepat e tij.joq

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.