E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryebashkiaku i Elbasanit Llatja, harxhon 125 MLN lekë për pemën e Vitit të Ri
Lajme

Kryebashkiaku i Elbasanit Llatja, harxhon 125 MLN lekë për pemën e Vitit të Ri

Kryebashkiaku Gledjan Llatja do të shpenzojë qindra milionë lekë për dekore e drita për festën e Vitit të Ri. Kryetari e sheh këtë moment njësoj si çdo rast tjetër për të përfituar nga buxheti. Këtë e tregon hartimi i tenderit me objekt “Blerje elementë dekori për festa”, me një fond të ekzagjeruar.

“Dita me diell duket që në mëngjes”, thotë popullit, dhe ky projekt duket që tani, ku shohim si do t’i mbyllë Llatja procedurat. Në dokumentin e publikuar thuhet se afati i fundit për të dorëzuar ofertat është 21 nëntor dhe po në atë ditë do të mbahet tenderi dhe do të shpallet fituesi. Çka të lë të kuptosh  që  fituesi është paracaktuar më kohë.

Ndërkohë, 125 milionë lekë është shpenzim luksi për drita, një pemë dhe topa ndriçues. Theksojmë se deri në vitin e kaluar këto materiale siguroheshim me një fond 85 milionë lekë. Nuk shpjegohet në dokument pse këtë vit e ka rritur dozën e shpenzimit Llatja, por shpërdorimi është i qartë.

Ja kështu e shpenzojnë pushtetin kryebashkiakët tanë! Do të ishte më mirë që Llatja të mendonte për të ndarë ndihma e dhurata për të varfrit në festat e fundvitit, sepse edhe zbukurimet e vjetshme mund të përdoren sërish në qytet.

Ndërkohë Llatja nuk merret me ndotjen e ambientit që po shkaktohet tek Metalurgjiku çdo ditë. Sidomos në dy ditët e fundit për shkak të zjarrit që shpërtheu atje, problemi po bëhet shqetësues për qytetin. Ndërsa kryebashkiaku u mjaftua vetëm me një postim në Facebook.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.