E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bardhi reagon pasi garda ndaloi gazetarët: Dënojmë aktin e paprecedentë të sulmit ndaj mediave
Lajme

Bardhi reagon pasi garda ndaloi gazetarët: Dënojmë aktin e paprecedentë të sulmit ndaj mediave

Tregon degradimin e regjimit të Ramës

Kreu i Grupit të opozitës, Gament Bardhi, ka reaguar ashpër pasi Garda e Republikës bllokoi sot (9 nëntor) gazetarët në fillim të sencës plenare t’u afroheshin deputetëve për t’i marrë në intervistë, duke e cilësuar si të paparanueshëm.

Në një reagim në “X”, Bardhi shprehet se ky është sipas tij “treguesi më domethënës i degradimit të regjimit të Edi Ramës”.

Ndërsa ka dënuar aktin e paprecedentë të sulmit ndaj gazetarëve, ai theksoi se “nuk ka Gardë e Polici që mund të mbajë në këmbë një regjim të kalbur nga krimi dhe korrupsioni.

Reagimi i plotë

Bllokimi i Gardës së Republikës fillimisht ndaj opozitës dhe sot ndaj medias e gazetarëve në krye të detyrës është jo thjesht i papranueshëm, por treguesi më domethënës i degradimit të regjimit të Edi Ramës. Duke dënuar aktin e sotëm të paprecedentë të sulmit ndaj gazetarëve, siguroj që nuk ka Gardë e Polici që mund të mbajë në këmbë një regjim të kalbur nga krimi dhe korrupsioni.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.