E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trajneri i PSG ka frikë nga Bayern Munchen, dëgjoni se çfarë thotë
Sport

Trajneri i PSG ka frikë nga Bayern Munchen, dëgjoni se çfarë thotë

Bayern Munchen dhe Paris Saint Germain tashmë janë kualifikuar në fazën tjetër të Champions League.

Sfida e fundit në fazën e grupeve që do të zhvillohet në “Allianz Arena”, do të jetë më shumë për prestigj për Bayernin, që u turpërua në Francë në ndeshjen e parë, duke u mposhtur 3-0.

Pikërisht për këtë, trajneri i Paris Saint Germain, Unai Emery, ka kërkuar kujdes të shtuar nga lojtarët e ekipit të tij, duke thënë se Bayerni është një ndër favoritët për të triumfuar në Champions.

“Do jetë një ndeshje e vështirë, duhet të jemi të kujdesshëm. Bayerni është nga ato ekipe që mund të të mposhtë thellë në çdo moment, është mes pretendenteve kryesore për të fituar Champions League”, u shpreh Unai Emery.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.